Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orët janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Tutje sipas njoiftimit të Ministrisë së shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.
Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të dhe se nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe se vetëm sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.
Në total numri i rasteve aktive është 152.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/
















