Në Shqipëri sot kanë mbërritur edhe 16.380 doza të vaksinës Pfizer, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale, kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Aeroporti Nënë Tereza – 16.380 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake🇦🇱🇪🇺🇦🇹 🤝”.
🧪 1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka njoftuar Rama./InLajmi/