Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë benzine në qytetin e Klines, përcjell InLajmi.
Policia ka njoftuar se 2 të panjohur të armatosur kanë grabitur një shumë parash nga pompa dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur dhe armatosur u kanë grabitur një shumë parash dhe me veturë janë larguar në drejtim të panjohur./InLajmi/