Në Malishevë, gjegjësisht në fshatin Drenoc, sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Nga aksidenti që ka ndodhur, 3 persona kanë marrë lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“ Sot rreth orës 16:50 në fshatin Drenoc ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në mes 2 veturave, ku si pasojë , 3 persona kanë pësuar lëndime. Në vend ngjarje kanë dalë patrullat policore, ajo e trafikut rajonal Gjakovë si dhe ekipi emergjent i QKMF-së Malishevë. Pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF-Malishevë, personat e lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, ka njoftuar Gjurkaj.
Tutje, ai njoftoi se bazuar në deklaratat e fundit të mjekut kujdestar njëri prej tyre ka lëndime serioze, kurse 2 të tjerët kanë lëndime të lehta. /InLajmi/