Rruga në hyrje të Fushë Kosovës, është bllokuar thuajse tërësisht, ku vetura të shumta kanë ngecur në trafik përcjell InLajmi.
Është bërë e ditur se shkak i trafikut të ngarkuar është bërë një aksident që ka ndodhur në fshatin Vragoli, në të cilin janë përfshirë 3 automjete. Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti nuk është raportuar për të lënduar, dhe njësitet kanë dalur në vendngjarje për të hetuar rastin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci për Gazetën InLajmi.
Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti, është njoftuar nga Policia./InLajmi/