Uran Ismaili kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ditët që lamë pas ka qenë mjaftë aktiv me aktivitetet për zyrtarizimin e kandiaturës së tij, por edhe me zgjedhjet e brendshme në parti, përcjell InLajmi.
E këtë të diele ai së bashku me familjen e tij ka dalë për tu relaksuar në natyrë, gjegjësisht në bjeshkët e Radavcit.
Kjo është bërë me dije përmes një postimi të tij në Facebook, derisa ajo që bie në sy, natyrisht gjë e bukur, është se ai është treguar romantik.
Kjo për faktin se duke parë lule të bukura në natyrë, ai nuk ka hezituar t’i mbledhë dhe t’ia dhurojë gruas së tij.
Ndryshe, Ismaili ditë më parë kur zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinas, gjatë fjalimit bëri me lot gruan e tij, Arizonën, pas fjalëve të bukura që tha për të.
Postimi i plotë i tij:
Këtë të diel me axhën Ismet e Arizonën në bjeshkët e Radavcit. Natyrë e hapur, gjelbërim e lule gjithandej. E të jesh romantik gjithmonë është ide e mirë./InLajmi/