Edhe një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku pas shpërthimit të një bombole gazi në një hotel, janë plagosur 4 persona të një familjeje, përcjell InLajmi.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore e më pas në spitalin Ushtarak në Tiranë.
“Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, është njoftuar nga policia e Shkodrës.
Nga pamje të siguruara nga TopChannel, duket kati i parë i hotelit tërësisht i shkrumbuar nga flakët dhe shihen edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, Prokuroria ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./InLajmi/