4 Korriku festohet si Dita e Pavarësisë së Amerikës në respekt të vitit 1776, kur përfaqësues nga 13 koloni miratuan Deklaratën historike të Pavarësisë, një njoftim ky madhështor i pavarësisë së vetëdeklaruar, transmeton InLajmi.
“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të Drejta të patjetërsueshme, që midis tyre janë Jeta, Liria dhe ndjekja e Lumturisë”, shkruajtën themeluesit e Deklaratës së Pavarësisë.
4 Korriku ka qenë një festë federale që nga viti 1941. Zakonisht është një ditë për familjet dhe miqtë të cilët mblidhen së bashku për të festuar. Ndërsa, shumë vende në të gjithë SHBA-në festojnë ditën me pikniqe, parada dhe shfaqje fishekzjarresh.
Atëkohë, gratë nuk konsideroheshin të barabarta, dhe shumë nga nënshkruesit e deklaratës ishin skllavopronare që nuk i shikonin skllevërit si të barabartë ose të pajisur me të drejta.
Në Korrik të vitit 1852, Frederick Douglass, një ish-skllav dhe orator i madh që udhëtoi në vend dhe jashtë vendit për të ligjëruar për të këqijat e skllavërisë, u ftua të mbante një fjalim në Rochester, Neë York, rreth datës 4. Në atë që njihet ndoshta si fjalimi i tij më i famshëm, Douglas pyeti, “Çfarë, për skllavin amerikan, a është 4 Korriku i juaji?
Unë përgjigjem: Një ditë që i zbulon atij, më shumë se të gjitha ditët e tjera të vitit, padrejtësinë e ashpër dhe mizorinë ndaj të cilës ai është viktimë e vazhdueshme,” shkruan VOA.
Amerika edhe në ditët e sotme vazhdon të luftojë me pabarazitë e bazuara në racë dhe gjini./InLajmi/