Janë arrestuar 3 persona në Rahovec, për shkak të një mosmarrëveshjeje që solli sulm fizik ndaj një personi tjetër, përcjell InLajmi.
Nga njoftimi i policisë është bërë e ditur se në vendngjarje është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 5 fishekë, që dyshohet të jetë përdorur gjatë mosmarrëveshjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË & Lëndim i rëndë
Fsh. Kramovik, Rahovec 03.07.2021-17:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./InLajmi/
