Një faqe e internetit të mediave sociale kineze, ka lëshuar disa imazhe në internet duke pretenduar se bëhet fjalë për iPhone 13, i cili pritet të lansohet vitin e ardhshëm, transmeton InLajmi.
Nga imazhet që po qarkullojnë, duket se iPhone 13, do të ketë kamerë me lente në mënyrë diagonale, gjë që do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë fotografi me një kënd më të gjerë e më të zmadhuar.
Fotografitë e telefonave u postuan në faqen kineze Weibo, ndërsa pretendime të tjera në lidhje me lansimin e ardhshëm, përfshijnë një kamerë pak më të madhe, një zmadhim telephoto 2.5x dhe një azhurnim të lentes me kënd të gjerë.
MacRumors raportoi se kamera e iPhone 13 do të ketë një hapje më të ulët se iPhone 12, që do të thotë më shumë dritë për fotot e realizuara gjatë natës, shkruan DailyMail.
Përmirësimi mund të vijë në të 4 modelet e përfolura, të iPhone, iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max./InLajmi/