Kryeministri i vendit Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përcjell InLajmi.
Kurti është shprehur se SHBA-të vazhdojnë të jenë partner dhe aleatë të pazëvendësueshëm për Kosovën.
Ai në një postim në Facebook ka shtuar se Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së, vazhdon të frymëzojë popuj anë e mbanë botës.
Postimi i plotë i tij:
Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.
Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.
Gëzuar 4 Korrikun!/InLajmi/