Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, njëherësh zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , ka uruar Ditën e Pavarësisë së Amerikë, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova feston së bashku me Amerikën çdo 4 Korrik.
Ai u shpreh mirënjohës ndaj popullit amerikan dhe SHBA-së, për kontributin e dhënë për lirinë e vendit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Çdo 4 korrik, Kosova feston bashkë me Amerikën!
Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin që ne të jemi të lirë dhe të pavarur!
Amerikë dhe të gjithë ju miq amerikanë, urime Dita e Pavarësisë!/InLajmi/