• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Vuçiq s’respekton Marrëveshjen e Washingtonit, flasin nga Ambasada e SHBA-së

J G nga J G
3 July 2021
në Rajon
0 0
0
Vuçiq s’respekton Marrëveshjen e Washingtonit, flasin nga Ambasada e SHBA-së
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia nuk ka respektuar afatin kohor në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit për zhvendosjen e Ambasadës së Serbisë nga Tel Aviv në Jerusalem. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka lënë të kuptohet se nuk do ta ndërmarrin një veprim të tillë, meqë thotë se interesat e Serbisë kanë ndryshuar në momentin që Izraeli ka vendosur ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë çështje kanë folur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. Amerikanët thonë se besojnë që partnerët do të vazhdojnë të respektojnë zotimet e bëra në Washington.

“Ne shpresojmë që partnerët tonë do të veprojnë në mirëbesim dhe do të vazhdojnë të respektojnë zotimet e bëra në Washington”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së në Beograd për Gazetën Express përmes një përgjigje në e-mail.

Vuçiq më 1 korrik të këtij viti, kur ishte edhe dita e fundit e afatit të Marrëveshjes së Washingtonit, kishte thënë se Izraeli s’mund të presë që Serbia ta zhvendosë Ambasadën në Jerusalem pasi shteti izraelit e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

“Mos u shqetësoni për pozitën e Serbisë. Ne do të veprojmë në pajtim me ligjin ndërkombëtar, por edhe me interesin e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne respektojmë miqësinë me Izraelin, por respektojmë dhe vetveten. Ju s’mund të na thoni, që ne kemi njohur pavarësinë e një pjese të territorit tuaj, dhe ju vazhdoni sepse jeni nën presion nga ata që na kanë bërë presion neve, bëjeni të njëjtën”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq edhe më 4 shtator gjatë kohës kur Donald Trumpo po fliste rreth marrëveshjes për zhvendosjen e Ambasadave, kishte shikuar me habi letrën e marrëveshjes dhe kishte kthyer kokën mbrapa kah Marko Gjuriq, duke lënë përshtypjen se nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.

Administrata e Joe Biden edhe zyrtarisht ka konstatuar se Marrëveshja e Washingtonit duhet të jetë rruga përpara për bashkëpunim derisa ka kërkuar nga Kosova e Serbia që të respektojnë zotimet e bëra në Washington më 4 shtator, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Donald Trump.

Kosova e përfaqësuar nga Avdullah Hoti dhe Serbia nga Aleksander Vuçiq kishin nënshkruar një numër zotimesh që kryesisht ndërlidhen me zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve, që do të ndihmohej nga SHBA-ja.

Tags: Aleksandar VuçiqMarrëveshja e WashingtonitSHBA
Postimi i mëparshëm

Samsung Galaxy S21 pranon çmimin si telefoni më i mirë në Global Mobile Award

Postimi tjetër

Presidentja Osmani takohet me Senatoren amerikane Joni Ernst

Të ngjajshme Postime

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja
Shqipëri

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave
Shqipëri

Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave

23 December 2025
“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë
Shqipëri

“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë

16 December 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku
Shqipëri

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku

16 December 2025
Veliaj nga burgu i dërgon letër Këshillit Bashkiak
Shqipëri

Veliaj nga burgu i dërgon letër Këshillit Bashkiak

15 December 2025
Zv.kryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: Muzika e tij nuk shuhet…
Maqedonia e Veriut

Zv.kryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: Muzika e tij nuk shuhet…

26 November 2025
Postimi tjetër
Presidentja Osmani takohet me Senatoren amerikane Joni Ernst

Presidentja Osmani takohet me Senatoren amerikane Joni Ernst

Lajmet e fundit

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

25 December 2025
Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

25 December 2025
Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

25 December 2025
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

25 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu