Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Senatoren Joni Ernst, përcjell InLajmi.
Osmani në rrjetin e saj social Facebook, ka postuar një fotografi me senatoren duke treguar se të 2-ja kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera./InLajmi/