Pak para fillimit të Konventës ku do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i vetëm për këtë pozitë, Memli Krasniqi ka dhënë një deklaratë të tij.
Në një intervistë të me gazetaren e T7, Krasniqi ka thënë se kjo është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për të.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë. Është një ditë me përgjegjësi shumë të madhe për mua. Nuk e kam prit këtë ditë, por në kontekstin që gjendemi është dasht me marrë këtë përgjegjësi. Fokusi im momental është te delegatët që po më presin në Konventë”, ka thënë Krasniqi.