Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, po vazhdon pa prezencë të mediave, raporton InLajmi.
Anëtari i partisë Bajrush Xhemajli, ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që nuk janë delegatë të largohen nga salla ku po mbahet Konventa.
Kujtojmë se kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie është Memli Krasniqi, ndërsa 2 ditë më parë Enver Hoxhaj deklaroi se nuk do të kandidojë./InLajmi/