Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar mbajtjen e Konventës, në të cilën do të zgjedhet kryetari i ri, raporton InLajmi.
Në një konferencë për media, Betim Gjoshi nga kjo parti është shprehur se deri tani kandidat i vetëm për këtë pozitë është Memli Krasniqi, por që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë.
Sipas Gjoshit, nëse dikush shpreh gatishmërinë të kandidohet, janë delegatët të cilët vendosin të lejojnë ose jo një gjë të tillë.
Poashtu, ai ka shtuar se në rend dite do të jenë 16 pika, ku edhe do të vendoset mënyra e votimit.
Kujtojmë se në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së d të marrin pjesë 794 delegatë, ndërsa 2 ditë më parë ish-u.d për kryetar Enver Hoxhaj, bëri të ditur se nuk do të kandidojë për kryetar./InLajmi/