Enver Hoxhaj, ish-ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se Partia Demokratike, do të mbajë komunat që ka dhe do të rikthehet në shumë komuna tjera, raporton InLajmi.
Ai tha se zgjedhja e kryetarit të ri dhe qëllimi i Konventës është që PDK të rikthehet në partinë e parë nacionale.
“Zgjedhja e kryetari të ri duhet të reflektojë Kosovën e vitit 2021. Qëllimi i Konventës është për të rikthyer PDK-në në partinë e parë nacionale.”
“Jam i bindur se prej Mitrovicës e deri në Prizren, PDK-ja do të kthehet në shumë komuna dhe do të mbajë komunat që ka në zgjedhjet lokale”.
“Zgjedhjet lokale do ta rikthejnë PDK-në dhe kemi kandidatë shumë të mirë. Shoqëria në vend ka ndryshuar dhe PDK-ja do të jetë më gjithëpërfshirëse”, deklaroi Hoxhaj.
Hoxhaj tha se të gjithë anëtarët e PDK-së, janë së bashku për një vizion të dhe kjo parti do të jetë më gjithëpërfshirëse./InLajmi/