Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Arilena Ara, ka njoftuar se është duke realizuar albumin e saj të parë, përcjell InLajmi.
Artistja, ka njoftuar se albumi i saj do të mbajë titullin “Pop Art”, dhe se është një album në të cilin ka shprehur ngjyrat që jetojnë brenda saj.
“Pop Art, albumi. Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi”.
“Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje”, ka shkruar Ara.
Edhe këtë radhë, pritet që këngëtarja të sjellë diçka madhështore për fansat./InLajmi/