Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë infromacion nga një burrë ngë Ferizaj që disa persona kanë depërtuar në shtëpinë e tij, përcjell InLajmi.

Sipas tij i kanë vjedhur një shumë parashë deri në 5.000 euro dhe një zingjirë të arit në vlerë 1.100 euro.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar nga njësiti relevant policor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Ferizaj 01.07.2021-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 5000€ dhe një zinxhirë ari në vlerë rreth 1100€. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore. /InLajmi/




















