Policia e Kosovës ka njoftuar në rrugën Lipjan – Janjevë ka një vet aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Agron Borovci zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës ka tregur për Gazetën InLajmi se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Tutje Borovci ka bërë të ditur se Policia kanë dalë menjëhere në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Lipjan-Janjevë, ka ndodhur një vet aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e këtij vet aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet aksidenti”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/