Aplikacioni i shumëpërdorur nga të rinjtë, TikTok ka njoftuar se do të rrisë gjatësinë e videove nga 1 në 3 minuta, transmeton InLajmi.
Në një postim në blog, menaxheri i aplikacionit, Drew Kirchhoff, u shpreh se ky ndryshim do të lejonte ngarkimin e “historive dhe argëtimeve në një mënyrë më të pasur”.
Që nga viti 2018, kur edhe u lansua TikTok, kompania ka kufizuar përdoruesit më gjatësine e videove që ishte vetëm 60 sekonda, duke u veçuar nga konkurrentët si YouTube.
U bë e ditur se ky ndryshim në aplikacion do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme për të gjithë përdoruesit, njofton BBC.
Jo vetëm aplikacioni TikTok ka njoftuar për ndryshime, edhe kreu i rrjetit social Instagram ka njoftuar se po planifikojnë për ndryshime, pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht./InLajmi/