Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve ka shqiptuar 10 tiketa për mos respektim të masave anti-Covid, gjithashtu ka shqiptuar 1.544 tiketa të trafikut, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 62 aksidente rrugore, nga këto 15 me të lënduar dhe 47 me dëme materiale.
Tutje nga Policia kanë bërë të ditur se 27 persona janë arrestuar, 18 janë në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | / |
Aksident trafiku me të lënduar | 15 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 47 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1544 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 10 |
Persona të arrestuar | 27 |
Persona në mbajtje | 18 |
Persona në ndalim policor | / |
Persona në vuajtje të dënimit | 5 |