Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për detajet e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri, raporton InLajmi.
Nga PDK është bërë e ditur se Konventa do të mbahet nesër, në orën 09:30.
Është njoftuar se pocesi do të ndahet në 2 pjesë.
“Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet të shtunën (3 korrik 2021) nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”. Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e PDK’së.
Poashtu, Partia Demokratike ka bërë të ditur se në Konventë do të jenë pjesëmarrës 794 delegatë.
“Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi”, thuhet në njoftim./InLajmi/