Grupi i njohur muzikor NRG Band, ka njoftuar se këtë verë do të sjellë një projekt të ri, përcjell InLajmi.
Lajmi për projektin e NRG Band, është bërë i ditur nga vokalisti i grupit Besnik Qaka, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
Qaka nuk ka dhënë detaje nga projekti i ri, por ka lënë fansat të japin mendimet e tyre, e ku shumë prej tyre e kanë cilësuar si një hit veror.
Kënga e re e NRG Band, vjen pas suksesit të këngës “A m’ke harru”, projekt i cili për 6 javë grumbulloi mbi 6 milionë klikime në YouTube./InLajmi/

















