Në shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, pas përfundimit të seancës solemne, në objektin e Kuvendit është vendosur edhe një pllakë përkujtuese e kësaj date, raporton InLajmi.
Kryekuvendari, Glauk Konjufca, u shpreh se pllaka e vendosur është për nderim të të gjithë nënshkruesëve të deklaratës.
“Ne e kemi shpallur edhe pavarësinë e plotë dhe të vërtet të Kuvendit dhe ne kemi vendosur një pllakë ku edhe është lexuar Deklarata e 2 Korrikut”, është shprehur Konjufca.
Në këtë seancën pas Konjufcës, fjalën e ka marrë lexuesi i deklaratës së 2 Korrikut, ish-deputeti Muharrem Shabani.
Shabani u shpreh se 2 Korriku i 1990, ishte shumë më i nxehtë se sot, pasi që vendi ishte i rrethuar nga forcat ushtarake serbe.
“… një pjesë e juaj që është dëshmitar kushtet ishin tejet të rënda, por ishte vërtet atë ditë një vapë më e madhe se sot sepse vapë nga dielli por edhe nga rrethimi ushtarak por përkundër këtyre ne vendosim ta mbajmë”./InLajmi/