Gjatë Seancës Solemne që është duke u mbajtur në përkujtim të Deklaratës së 2 Korrikut 1990, fjalën e ka mbajtur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, raporton InLajmi.
Gjatë fjalimit të tij Konjufca ka thënë se sa herë të flitet për 2 Korrikun duhet ta kujtojmë Gazmend Zejmi i cili ishte edhe përpilues i kësaj deklaratë.
I pari i Kuvendit gjithashtu ka thënë se lufta e UÇK-së ishte hallka e fundit për largimin e okupimit serb.
“Jemi mbledhur së bashku për ta shënuar një datë të rëndësishme për shtet ndërtimin e Kosovës. 2 korriku është momenti kyç i shprehje së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës. Sa herë flasim për deklaratën e 2 korrik duhet ta përmendim profesorin Gazmend Zajmin ai ishte përpiluesi i deklaratës së 2 korrikut, ku thoshte se është Akti i vetëvendosjes sonë politike”.
“Kurrë populli i Kosovës nuk ka qenë më i bashkuar. Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së ishte hallka e fundit e përpjekjes sonë që morri formë të armatosur për largimin e serbëve. Pakoja e Ahtisarit u pranuar ashtu që të pranohej Kosova ndërkombëtarësh. Lufta e UÇK dhe rënia e dëshmorëve ia dhanë vulën rinisë sonë mbi të cilën nuk ka kompromise”. /InLajmi/