Anëtari i kryesisë së PDK-së, Ramë Buja ka folur rreth konventës së PDK-së dhe situatës momentale në partinë ku edhe ai është.
Buja, tutje tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk është në momentin më të mirë të saj, ose thënë më mirë ashtu siç do donin ta shihnin anëtarët e saj, shkruan Gazeta Blic
“Momentalisht PDK-ja nuk është në situatën më të mirë, ose thënë më mirë ashtu siç do donin ta shihnin anëtarët e saj. Kjo jo me dëshirën e tyre, por me ftesën për 2 ish-udhëheqësit e saj, pra Thaçi e Veseli”, tha ndër të tjera Buja.