Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij shqiptar, Edi Rama.
Takimi ka ndodhur në Ohër, në kuadër të punimeve të “Forumit të Prespës”.
Përveç Kurtit e Ramës, aty po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, shkruan lajmi.net.
Para Ramës, Kurti bashkë me ministren Gërvalla ka takuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.