Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Prizren, saktësisht në rrugën tranziti i ri, në mes të një kamionit dhe 2 biçiklistëve, përcjell InLajmi.

Shaban Osmanollaj ka thënë për Gazetën InLajmi se 2 biçiklistët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në emergjencën në Prizren për tretman mjekësor.

Tutje Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë 2 fëmijë të moshës 13 dhe 17 vjeç.
“Po është rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe 2 biçiklistëve me ç’rat 2 biciklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan në Prizren. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”,
ka deklaruar Osmanollaj. /InLajmi/




















