Kryetari i Komunës së Prishtinës ka prezantuar 2 gjetjet e hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2, raporton InLajmi.
Sipas Ahmetit rreth gjysma e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluar koronavirusin.

“Mendojmë se hulumtimet e tilla na ndikojnë edhe neve si komunë edhe MSh-në edhe Qeverinë. Ne kemi vendosur që t’i bëjmë tri hulumtime që qytetarët me një mostër që është e mjaftueshme dhe me një pyetësor a kanë kaluar Covidin, po ashtu kemi bërë një hulumtim se cila është përqindja e njerëzve që kanë kaluar Covidin. Këtë hulumtim e kemi bërë sipas rregullave dhe praktikave ndërkombëtare”.
Tutje Ahmeti ka bërë të ditur që sipas hulumtimit i bërë me 1.255 qytetarë, 47% kanë dalë pozitiv me koronavirus.
“47% në komunën e Prishtinës kanë dal pozitiv me Covid qoftë me testin serologjik që e kemi bërë të qytetarët po ashtu me disa qytetar për shkak se e kanë pasur testin PCR, ne kemi menduara se mund të jetë më shumë se 30%, megjithatë nga ky hulumtim de se gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës e ka pas Covid-19″.
Ndër të tjera Ahmeti ka përmendur edhe vaksinën anti-Covid, ku ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm pavarësisht që ka rënë numri i të infektuarve.
“17% e punëtorëve shëndetësor janë pozitiv me test serologjik, pra 48% e punëtorëve me serologjik pozitiv apo PCR janë pozitiv, dhe ky hulumtim është bërë në tetor dhe dhjetor”. /InLajmi/





















