Agjencia Kundër Korrupsionit, do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë së disa zyrtarëve të lartë publik, raporton InLajmi.
Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli ka thënë se janë gjithsej 4.769 zyrtarë të lartë të cilët do t’i nënshtrohen shortit për verifikim të deklarimit të pasurisë.
“Bazuar në Ligjin për Deklarim të Pasurisë pasi të bëhen publike deklaratat e pasurisë nga zyrtarët e lartë fillon hedhja e shortit për ata zyrtarë të cilët do të jenë pjesë e kontrollit të 20%, ku gjithsej janë 4769 persona, nga të cilit pas numrit përzgjedhës çdo i pesti do të jetë pjesë e këtij kontrolli”.
Në listën e AKK, janë gjithsejt 955 zyrtarë që do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Havolli poashtu ka bërë të ditur se 2% e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë deri tani.
“Prej ditës së hënë ngarkohen zyrtarët me raste dhe fillon procedura e verifikimit të deklaratave të pasurisë dhe përfundon në dhjetor. Ka deri 2 për qind të zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë, por trendi vazhdon të jetë i njëjtë”.
Havolli, ka folur edhe për gabimet e lëshuara nga deklaratat e pasurisë, duke thënë se ato gabime nuk i ka bërë agjencia por vetë zyrtarët.
“Gjatë procesit të deklarimit mund të ndodhin gabime, por që ditët e fundit të përfolura në media nuk kanë qenë gabime të agjencisë por të vetë deklaruesit të cilët pastaj janë përmirësuar”, ka përfunduar ai./InLajmi/