Pasditen e sotme 9 depo janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu sot në tregun me shumicë në Zonën Industriale të Prishtinës.
Latif Zeka, nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, tha për RTV Dukagjinin se ndërhyrja e tyre ka qenë shumë e shpejtë, duke evituar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.
Zjarri tashmë është lokalizuar, por qytetarët tregojnë se ai është shpërndarë me shpejtësi të madhe, duke kapluar depot njërën pas tjetrës.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit kanë qenë energjia elektrike. Nga ky zjarr 2 persona kanë pësuar djegie të shkallës së parë.
Të njëjtit janë trajtuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.