Prokuroria Speciale ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë ndaj tetë personave të dyshuar, përcjell InLajmi.
Të dyshuarit janë me inicialet: R.B., H.B., B.K., M.K., B.H., F.Th., N.K., dhe A.Rr,. dhe akuzohen për kryerje të veprave penale, keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Kurse N.K, Prokuroria dyshon se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim.
Ndërsa i pandehuri A.Rr, akuzohet për veprën penale shpëlarje parash./InLajmi/