Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton InLajmi.
Stoltenberg fillimisht është takuar me komandantin e Kfor-it, Franco Federicin dhe e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best. Gjithashtu, ai ka zhvilluar takim me trupat e KFOR-it që janë në Kosovë.
Në vizitën e tij në vendin tonë, Sekretari në vazhdim do të takohet edhe me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin./InLajmi/