Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka publikuar një video përmes së cilës shihet një fushë e kapluar nga zjarri në fshatin Sopijë, përcjell InLajmi.
Muharremaj ka shkruar se temperatura e larta shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.
I pari i komunës është lutur për qytetarët që të kenë kujdes.
Postimi i plotë i tij:
Kjo gjendje e shkaktuar nga zjarri është në fshatin Sopijë.
Temperaturat e larta tani shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.
Ju lutem keni kujdes, dhe mbrojeni ambientin, në mënyrë që mos të kemi dëme të mëdha materiale.
Bali Muharremaj /InLajmi/
Për të parë videon klikoni këtu




















