Kryesia e Kuvendit ka mbajtur seancë ku pikë në rendin e ditës ka qenë edhe shkarkimi i bordit të Radio Televizionit të Kosovës, raporton InLajmi.
Mirëpo Kryesia e Kuvendit kanë venmdosur që seanca për shkrakimin e bodrit të RTK-së të jetë javën e ardhshme.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media.
Tahiri këtë vendim të Kryesisë e ka qujatur goditje e mazhorancës ndaj mediumit publik.
“Më në fund Kryesia e Kuvendit arriti me e pas kuorumin dhe me vendos për seancën e radhës. Ju e dini se për shkak të dy dështimeve të mbledhjeve të kaluara nuk kemi mundur që ta thërrasim seancën e re të Kuvendit. Seanca është caktuar për javën e ardhshme. Pjesë e kësaj seance do të jetë shkarkimi i Bordit të RTK-së, një goditje që mazhoranca po ia jep një medium publik”, ka thënë Tahiri.
Sa i përketë shkarkimit të Bodrit të RTK-së, Tahiri e ka kundërshtuar edhe në seancën e Kuvendit.

“Kjo për ne është e papranueshme. E kemi kundërshtuar edhe sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe do ta kundërshtojmë edhe në seancë. Krejt çka i intereson Albin Kurtit është risistemim i fuqishëm i aktivistëve dhe familjarëve të tyre”, ka thënë Tahiri. /InLajmi/