Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj përmes postimeve të tija çdo ditë po e dëshmon se është duke punuar shumë që të marrë “timonin” e të parit të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Ai sot ka prezantuar kandidatin e ri për Kuvend Komunal, Dren Shahini.
Ky i fundit, përmes postimeve të shumta, e ka dëshmuar çdoherë se ka qenë zëri i qytetarëve, në veçanti i lagjes ‘‘Mati“.
Postimi i plotë i tij:
Sot na u bashkua në rrugëtimin tonë të përbashkët, Dren Shahini zëri i qytetarisë aktive në Prishtinë, e në veçanti i lagjes Mati.
Dreni nga tash e tutje aktivitetin e tij në interes të qytetarëve të Prishtinës do ta bëjë përmes Kuvendit Komunal. Me këtë vullnet e qasje, Dreni fitoren e ka të sigurtë.
Na priftë e mbara Dren!/InLajmi/