Arben Gashi, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demorkatike të Kosovës ka thënë se shkarkimi i bordeve dhe disa nga veprimet e Qeverisë janë të gabuara, raporton InLajmi.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Gashi ka treguar se është vendosur që seancën e ardhshme të mbahet të mërekurën, ku edhe debat për marrëveshjen e Ëashingtonit.
“Nuk e kemi të qartë se cilat janë qëndrimet e Qeverisë aktuale. Ne jemi të gatshme që të mërkurën në seancë të debatojmë, të diskutojmë. Presim që kryeministri Kurti të jetë në këtë seancë”, tha Gashi.
“Janë vendime dhe veprime të gabuara, në kundërshtim me ligjin dhe antikushtetuese. Këto vendime që po i merr Qeveria aktuale, janë të rrezikshme për vendin. Parimi bazë është që të gjithë personat janë zgjedhur në mënyrë individuale dhe vlerësimi individual për secilin institucion ose person edhe vendimi për shkarkim duhet të jetë individual. Nuk mund të ketë zgjedhje individuale e të ketë shkarkim kolektiv”, tha Gashi. /InLajmi/