Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se shkarkimi i bordeve pa vlerësim të saktë është një gabim që po bënë Qeveria, raporton InLajmi.
Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë, Tahiri tha se shkarkimet janë kthyer në një problematikë serioze.
“Ishin shumë tema që u trajtuan në këtë takim. E ngrita edhe një herë një çështje problematike e serioze si ajo e shkarkimit të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend”.
“Shkarkimi i Bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim dhe kthen një kulturë që nuk i bën hajr as Kosovës as Qeverisë”.
Ai tha se shumë anëtar të bordeve kanë qenë për një kohë të shkurtër dhe nuk kanë pasur hapësirë për të vepruar.
“Iniciativa për një shkarkim duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi. Disa anëtar të bordeve kanë qenë të emëruar në kohë të shkurtër dhe s’kanë pas hapësirë me bë veprime”./InLajmi/