Kylian Mbappe është njëri ndër futbollistët më të përfolur në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Klubet më të mëdha në botë si Real Madridi, Barcelona e Manchester United kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit francez.
Megjithatë, gazeta ‘Le Parisien’ raporton se Mbappe se ka vendosur të mbetet në Paris Saint Germain edhe një vit tjetër.
Pra, Mbappe do të mbesë në këtë ekip edhe përkundër faktit se ka pasur shumë zëra se do të largohet, përcjell IndeksOnline
22-vjeçari kishte deklaruar se do të definojë të ardhmen e tij pas përfundimit të Euro 2020.