Pas arrestimit të 7 zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka dalë me një reagim edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell InLajmi.
Sveçla është shprehur se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë 2 prioritetet e MPB-së.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shtuar se kjo ministri për 100 ditë ka pasur një dinamikë angazhimi në këtë çështje, e cila do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
Sveçla e ka përfunduar shkrimin e tij duke thënë se subvencionet u takojnë bujqve.
Postimi i plotë i tij:
Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!
Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit ishte dhe mbetet e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.
Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.
Subvencionet u takojnë bujqve./InLajmi/