Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës, përcjell InLajmi
Në ceremoninë e kandidimit të Ismailit për kryetar të Prishtinës, foli edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Në fjalimin e saj ajo iu drejtua Ismailit duke i thënë se këto vite ka parë që Prishtina po shkatërrohet.
“E kom pa Prishtinën nga larg Uran, e kom pa që po shkatërrohet. Qyteti nuk mund të bëhet përderisa kryetari I Prishtinës merret me dialogun, ose me shërbime karshi liderëve partiak, ose me shërbime karshi ndërtuesve”, tha Çitaku.
Ndërsa Ismaili tha se arsyeja pse ka kandiduar për të parin e kryeqytetit është se dëshiron që Prishtina t’i kthehet qytetarëve të saj
“Do të jem pranë jush pa marr parasysh preferencat partiake. Sio fëmijë e djalë i ri e kam përjetuar Prishtinën e pushtuar por kurrë të thyer. Edhë në kohët më të vështira Prishtina e ka mbajt gjallë shpresën. Dua që Prishtina t’i kthehet qytetarëve të saj“, tha Ismaili, në tubimin ku e zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të Prishtinës
Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor 2021./InLajmi/