Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në mbledhjen e mbajtur kanë prezantuar prioritet e ministrive të tyre për këtë mandat, raporton InLajmi.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se siguria mbetet prioritet, prandaj do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit.
“Kemi sfida në parandalimin për luftimin e krimit dhe kemi shpallur luftë të pa kompromis krimit dhe korrupsionit. Siguri publike mbetet ndër prioritetet tona kryesore dhe fokus kemi edhe sigurinë kibernetike”.
Ndërsa, ministri Çeku, si prioritet prezantoi qasjen e të rinjëve në mërgatë përmes fondeve, duke thënë se kanë synim një politikë kombëtare për të rinjtë e vendit.
“Janë bërë hapat e për themelim e qendrës kulturore të Kosovës. Kemi nisur dokumentin për Ligjin e t’i të Kulturës. Po ashtu kemi dizajnuar ku në fokus janë mundësitë e punës praktike. Prioritet është qasja e të rinjve në mërgatë përmes fondeve. Synojmë një politikë kombëtare për rini”./InLajmi/