Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve vetëm 2 persona janë gjobitur për mos respektim të masave anti-Covid, gjithashtu janë shqiptuar 1.640 tiketa të trafikut, përcjell InLajmi.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, nga këto një me fatalitet, 22 me të kënduar dhe 40 me dëme materiale.
Tutje nga raporti 24 orësh i Policisë është bërë e ditur se 19 persona janë të arrestuar, 13 janë në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
Aksident trafiku me të lënduar | 22 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 40 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1649 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 2 |
Persona të arrestuar | 19 |
Persona në mbajtje | 13 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 2 |