Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se kjo ministri ka ridestinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake, raporton InLajmi.
Mehaj tha se Ministria e Mbrojtjes ka 4 objektiva që u ka kushtuar rëndësi të veçantë, përfishrë rritjen e llogaridhënies, ai deklaroi se pas rishikimi të buxhetit është ridestinuar shuma prej 7.7 milionë euro për këto blerje.
“Janë 4 objektiva që ne si ministri i kemi kushtuar rëndësi të veçantë. Rritja e llogaridhënies është bërë rishikimi i buxhetit dhe kemi ridestinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake”. është shprehur Mehaj./InLajmi/