Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media ku kanë kritikuar dhe kanë hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës oër 100 ditëshin e parë të qeverisë, raporton InLajmi.
Shqipe Mjekiqi, nënkryetarja e LDK-së ka thënë se LVV ka ndryshuar shumë nga koha që ishte në opozitë.
“LVV gjatë kohës sa ishte në opozitë udhëhiqej nga parimi jo negociata por vetëvendosje. Ajo çfarë kemi parë këtyre ditëve është transformim i skajshëm nga jo-negociata në dialog pa kushte. Doli që dialogu është prioriteti numër një e jo ashtu siç thoshte që është i shtati. Qeveria iu qas këtij procesi pa plan e pika konkrete”, ka thënë Mjekiqi.
Tutje Mjekiqi ka thënë se Qeveria bënë përpjekje për tu iku obligimeve nga marrëveshja e Uashingtonit.
“Qeveria e Kosovës bëri përpjekje për tu ikur obligimeve që burojnë nga marrëveshja e Uashingtonit përmes interpretimit të kësaj marrëveshje si juridikisht të pavlefshme”, ka thënë më tutje Mjekiqi.
Nga grupi për shëndetësi i LDK-së, Izet Sadiku ka kritikuar Qeverinë se kanë ngecur në procesin e vaksinimit.
“Deri sot kanë kaluar 3 muaj nga fillimi i vaksinimit dhe kemi më pak se 2% qytetarë të vaksinuar . Nga koha kur është shpallur si periudhë e vaksinimit masiv, janë vaksinuar vetëm 70 mijë qytetarë. Nëse me këtë tempo vazhdon atëherë do të vaksinohen rreth 7% të qytetarëve. Kjo mungesë e vaksinimit ne e parashohim se do të ketë mundësi që të na godas një valë e re e pandemisë”, ka thënë Sadiku.
Nga LDK nuk ka ikur të i përmendin edhe ministratë të cilët janë me aktakuza.
Deputeti Shkëmb Manaj në këtë rast ka përmendur rastin e ministrës së Drejtësisë, Albnulena Haxhiut dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Në 100 ditëshin e saj kjo qeveri ka filluar të jap strehë aktivistëve dhe mbështetësve të saj në institucione. Një parti që fiton pushtetin absolut duhet të ketë kuadro profesionale për ta përmbushur planin qeverisë. Një shqetësim tjetër për ne është që ministra dhe deputet, pjesën më të madhe të punës së tyre e kaluan në gjykata me aktakuza. Vetëm në vendin tonë ndodh që ministrja e Drejtësisë ta ushtroj këtë detyrë derisa shkonte edhe në gjykatë”, ka thënë Manaj.
Nga kjo parti ka marrë fjalën edhe Besian Mustafa duke i përmendur Qeverisë Kurti edhe shkarkimet që i kanë bërë dhe duke punësuar të tjerët.
“Në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie ka shumë ankesa për të shkuarën. Ekonomia jonë dhe sektori privat kanë nevojë për mbështetje. Qeveria ka ndarë vetëm 6 milionë euro për gastronominë kinse për të mbuluar dëmet që u janë shkaktuar nga mbyllja. Më nuk kanë asnjë përkrahje, përveç fjalëve që do ët bëjnë një pako të re për rimëkëmbje ekonomike. Gjatë këtyre 100 ditëve shkarkuan borde të ndërmarrjeve publike dhe ngarkuan anëtarë dhe familjarë të tyre. Përveç dajëve dhe nipave nuk gjetën punë për askënd tjetër”, tha Mustafa
Në 100 ditëshin e qeverisë nga ana e Albin Kurtit me kabintetin e tij, akuza ka marrë edhe nga deputetja Vlora Dumoshi e cila ka kritikuar për moszhvillim të kulturës, rinisë dhe sportit.
“Në rrafshin e kulturës, rinisë dhe sportit, ministri merr vendim për ta anuluar konkurset programore pa asnjë kriter. Tash jemi në korrik dhe e shohim se jeta kulturore dhe trashëgimore është shumë e varfër. Nuk kemi asnjë promovim të Kosovës jashtë vendit”, ka thënë Dumoshi. /InLajmi/