Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media, është shprehur se dëshiron të ketë sa më pak pyetje për dialogun, raporton InLajmi.
Ai i’u drejtua gazetarëve me fjalët se nëse duan ta kenë më shpeshë përballë, t’i bëjnë më pak pyetje për dialogun Kosovë-Serbi e më shumë për luftën ndaj krimit e korrupsionit.
“Ju nëse doni më shpesh unë të vij në konferenca për media, besoj që duhet më pak për dialogun, e më shumë për luftimin e krimit dhe korrupsionit.”
Ai ka shtuar se marrëveshja ndërmjet 2 vendeve, varet nga Serbia, duke përsëritur se dialogu nuk është prioritet e tij.
“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë – që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë”, tha ai.
Kurti shtoi se jeta jonë nuk varet nga njohja ose jo e Serbisë.
“Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”./InLajmi/