Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar rreth 250 anëtarë të komisioneve komunale të zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës, raporton InLajmi.
Emrat e propozuar për anëtarë, janë dërguar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Arianit Elshani nga radhët e PDK-së, para fillimit të mbledhjes së KQZ-së, tha se ka një kërkesë ku sipas tij ka tash e një kohë që po mungojnë 2 anëtarët e komisionit nga kjo parti, duke shtuar ndikimin që ka kjo mungesë në mbështetje të punës së KQZ-së.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se po punohet për realizimin e vizitave nëpër komuna rreth procesit zgjedhor.
Yll Buleshkaj, nga Zyra e Certifikimit të partive u shpreh se kanë pranuar kërkesë për regjistrim të një koalicioni mes 2 subjekteve politike, Partisë Boshnjake me VAKAT dhe përbërjen e KKZ-së.
Ndërkohë, Florian Dushi nga LDK-ja, I është drejtuar Yll Buleshkaj në lidhje me verifikimin e kandidatëve ku e ka quajtur skandaloze mënyrën e qasjes dhe verifikimit, situate mes të 2-ve, ka eskaluar pas përgjigjes së Bukleshkaj.
“Nuk mund të më mësosh se si të flas unë, kërkoj nga kryetari t’i tërheq vërejtjen sepse është Skandaloze kjo çështje, andaj kërkoj që ta tërhiqni fjalën”, tha Dushi në këtë diskutim.
“Janë 22 persona apo vende të lira që janë hequr nga lista, dhe nuk jam i bindur që të gjithë kanë një bazë ligjore, dhe këto vende duhet të mbushen tani”, tha Kurteshi sa i përket përbërjes së anëtarëve të KKZ-së.
Ndërkohë, me 6 vota pro dhe 3 abstenime është miratuar kërkesa për ndryshimin e kategorisë së pagës shtesë, për zyrtarët e IT-së./InLajmi/