Komisioni i Pavarur i Mediave ka reguar pasi që drejtori i Financave në këtë institucion është arrestuar për marrje të ryshfetit, përcjell InLajmi.
Sipas KPM-së janë njoftuar jozyrtarisht se mbrëmë nga institucionet e drejtësisë është ndalur një zyrtar nën dyshimet për vepër penale marrje të ryshfetit.
KPM-ja ka ftuar institucionet e drejtësisë që mos të ndalë deri në zbardhjen e plotë të rastit në mënyrë që të sqarohet opinioni publik dhe brenda KPM-ja.
Tutje KPM ka shprehur gatishmërinë që të ofroje bashkëpunim të plotë më organët e drejtësisë që të zhvillohet hetimet deri në përfundim të rastit.
Postimi i tyre i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot është njoftuar jozyrtarisht se një zyrtar publik i Zyrës Ekzekutive të KPM-së është ndaluar mbrëmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, nën dyshimin për veprën penale – marrje ryshfeti.
Duke qenë të shqetësuar me këtë lajm, ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me rastin deri në zbardhjen e plotë, në mënyrë që të sqarohet edhe opinioni publik, por edhe ne brenda KPM-së.
KPM shprehë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit. /InLajmi/